MENDIMI I EKSPERTIT, QASJE SHKENCORE NË KALCIFIKIMIN E KYQEVE DHE SËMUNDJET E SHTYLLËS KURRIZORE

Ekzistojnë shumë sëmundje të sistemit muskuloskeletor nën titullin Ortopedia dhe Traumatologjia.

Trajtimi i këtyre sëmundjeve përfshinë metoda medikale dhe kirurgjikale.

Trajtimet medikale mund të përmblidhen si aplikime medikamentesh, injeksione dhe fizioterapi.

Kurse trajtimet kirurgjikale përbëhen nga shumë metoda në varësi të vendndodhjes, ashpërsisë dhe urgjencës së sëmundjes. Në ditët e sotme, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që kirurgët ortopedë të degëzohen dhe të specializohen në lëndë të caktuara. Qëllimi këtu është që pacientët të marrin shërbimin nga një mjek specialist dhe me përvojë.

Asoc. Dr. Mehmet Nuri Erdem  në karrierën ortopedike që e filloi në Spitalin istanbul Florence Nightingale në vitin 2003 deri më sot ka kryer më shumë se 2000 operacione të suksesshme dhe ka shumë artikuj shkencorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë.

Tre vitet e fundit punon edhe në universitet  si mësimdhënës, edhe bashkë me ekipin drejton klinikën e tij. Ky ekip, i cili përbëhet nga infermierë të sallës së operacionit, fizioterapistë, teknikë neuromonitorues dhe ndihmës të klinikave ambulatore, përbëhet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, ekspertë të fushave të veta dhe nga punëtorë me përvojë.

Klinika jonë ofron shërbime në fushën e ortopedisë, veçanërisht kirurgjisë së shtyllës kurrizore, kirurgjisë protetike dhe kirurgjisë sportive.

Në grupin e kirurgjisë së shtyllës kurrizore përfshihen degët   deformime si skolioza dhe kifoza, herniet e belit dhe qafës, rastet që lidhen me kalcifikimin e shtyllës kurrizore, frakturat, tumoret dhe infeksionet e shtyllës kurrizore.

Kirurgjia e protezave përfshin veçanërisht protezat e nyjeve të gjurit dhe ijeve dhe operacionet e revidimit ose korrigjimit të tyre.

Gjithashtu ofrojme sherbime për demtime sportive, vecanerisht operacione te mbyllura te artikulacionit te gjurit, si dhe fizioterapi pas demtimeve gjatë procesit të rikthimit në sport.

Në fushën e traumatologjisë trajtojmë frakturat e të gjitha kockave në trup, përveç kockave të kokës. Me stafin tonë të specializuar ofrojmë shërbime në të gjitha fazat e shërimit të frakturave, si trajtimi konservativ ose kirurgjik i frakturave, periudha e ngjitjes pas trajtimit dhe procesi i terapisë fizikale për të rifituar diapazonin e lëvizjes së kyçeve.

Qëllimi ynë është të rivendosim shëndetin tuaj, që nga momenti kur paraqiteni tek ne deri në përfundimin e trajtimit tuaj, duke marrë parasysh të gjitha qasjet inovative, në masën e përvojës dhe aftësive tona.

introduction