Grupi më i zakonshëm i sëmundjeve të shtyllës kurrizore janë sëmundjet degjenerative të shtyllës kurrizore.
Kjo gjendje, e cila në popull përshkruhet edhe si kalcifikim i shtyllës kurrizore, fillon me dhimbje të belit dhe qafës dhe mund të shkaktojë dhimbje të forta që reduktojnë aktivitetet e përditshme të pacientit dhe distancën e ecjes në të ardhmen. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, mund të shfaqen mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash në krahë ose këmbë, mund të paraqitet ulje e forcës së muskujve ose dobësi e plotë (paralizë).
Herniet diskale të belit ose të qafës shihen në mosha relativisht më të reja sesa sëmundjet degjenerative të shtyllës kurrizore. Në çfarëdo niveli që shfaqet hernia, dhimbja, mpirja ose humbja e forcës së muskujve mund të ndodhë në rrënjën nervore të atij niveli.
Lakimet patologjike të shtyllës kurrizore thjesht mund të klasifikohen në dy grupe: skolioza dhe kifoza.
Skolioza është të shtrembëruarit anësor të shtyllës kurrizore kur pacienti shihet nga përpara, kurse kifoza është kur gunga normale rritet kur pacienti shikohet nga anash. Të dyja rastet kanë shumë shkaqe dhe metoda të ndryshme trajtimi.
Sikur në sistemet e tjera të trupit edhe në shtyllën kurrizore mund të paraqiten tumorët dhe infekcionet. Shumica e tumoreve të shtyllës kurrizore ndodhin kur tumoret vendosen (metastazojnë) jo nga vetë shtylla kurrizore por me origjinë nga indet e tjera. Në mënyrë të ngjashme, traumat e shtyllës kurrizore mund të ndodhin për shumë arsye, por trajtimi i tyre është më i vështirë dhe urgjent se strukturat e tjera kockore.
Shkaqet
Në disa raste, mund të shfaqet një predispozicion ndaj sëmundjeve të shtyllës kurrizore. Trashëgimia gjenetike është një prej tyre.
Megjithëse studimet shkencore nuk kanë gjetur një lidhje të qartë numerike për këtë çështje, ekziston një probabilitet i lartë për sëmundje të ngjashme te njerëzit me një histori familjare të sëmundjes së shtyllës kurrizore. Një tjetër shkak i predispozicionit është osteoporoza. Gratë janë në disavantazh më të madh në këtë drejtim, sepse shkalla e uljes së densitetit kockor rritet pas menopauzës.
Osteoporoza gjithashtu hap rrugën për frakturat kompresive të shtyllës kurrizore. Përveç këtyre, shumë faktorë mjedisorë mund të shkaktojnë gjithashtu ndjeshmëri.
Për shembull, sëmundjet degjenerative të shtyllës kurrizore vërehen më shpesh tek njerëzit që kanë një orar intensiv të punës që i ngarkon shtyllën kurrizore. Ngritja e peshave, aktivitetet sportive të pavetëdijshme dhe lëvizjet që tendosin zonën e belit dhe qafës mund të llogariten si faktorë që prishin shëndetin e shtyllës kurrizore.
Ekipi i ekspertëve të klinikës tonë i udhëhequr nga Asoc.Prof.Dr. Mehmet Nuri Erdem mban rregullisht seminare për shëndetin e shtyllës kurrizore. Shpjegohen masat paraprake dhe ushtrimet për të korrigjuar qëndrimin e trupit, veçanërisht për punonjësit e tavolinës, dhe ushtrimet për të mbrojtur shëndetin e shtyllës kurrizore u mësohen pacientëve në nevojë nga fizioterapeutët specialist.