Asoc.Prof.Dr. Mehmet Nuri Erdem ka lindur në Tokat në vitin 1977. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Tokat.
Edukimin në mjekësi të filluar me 1996 në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa të Universitetit të Stambollit e përfundoi në vitin 2002.
Ndërmjet viteve 2003 dhe 2008 u specializua në Ortopedi dhe Traumatologji në Spitalin e Florence Nightingale të Universitetit Bilim të Stambollit pranë Prof. Dr. Azmi Hamzaoğlu.
Pas shërbimit ushtarak, ai përfundoi shërbimin e detyrueshëm në Spitalin Shtetëror Rajonal të Batmanit midis viteve 2009 dhe 2011.
Pas punës në spitale të ndryshme private në Stamboll, nga viti 2002 filloi të punojë në ordinancën e tij.
Në të njëjtin vit, ai u emërua si pedagog në Shkollën Lartë Profesionale të Shëndetësisë në Universitetin Işık.
Në vitin 2019 morri titullin Docent.
Përveç specializimit në Ortopedi dhe Traumatologji, Mehmet Nuri Erdem, i specializuar në sëmundjet e shtyllës kurrizore dhe kirurgjinë e shtyllës kurrizore, është anëtar i Unionit të Mjekëve të Turqisë, Shoqatës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë dhe Shoqatës Turke të Kurrizit.
Përveç me skoliozën, kifozën, hernien e diskut, sëmundjet degjenerative të shtyllës kurrizore, tumoret e shtyllës kurrizore dhe traumat e shtyllës kurrizore, mirret dhe me sëmundjet e kyçeve, kalcifikimet e ijeve dhe gjurit, kirurgjinë e protezave dhe ndërhyrjet artroskopike.
Ka prezantime në shumë kongrese ndërkombëtare dhe kombëtare dhe artikuj në revista të ndryshme shkencore.
Ai ende vazhdon të punojë dhe pranon pacientë në klinikën e tij në Mecidiyeköy, Stamboll.